Mobilimin e kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë përmes pikave kufitare. Kështu ka sqaruar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Nëpërmjet komunikate nga ministria thuhet edhe se policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1 mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit një mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtrihet në dy mënyra.

“Përmes kësaj komunikate, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e sheh të nevojshme të sqarojë për të gjithë bashkatdhetarët se mbulimi i kostos së policës kufitare/kartonit të gjelbër është i mundshëm vetëm për veturat dhe motoçikletat që hyjnë fizikisht përmes pikave kufitare. Policat kufitare të subvencionuara kanë vlefshmëri 1-mujore dhe në rast të qëndrimit përtej afatit 1-mujor të policës së subvencionuar, polica mund të ripërtërihet në dy mënyra: (i) duke kaluar përsëri nëpër njërën nga pikat kufitare për të marrë edhe një policë të subvencionuar nga shteti, ose (ii) duke blerë policë të re në njërën nga zyrat e BKS-së brenda territorit të vendit. Vlen të theksohet se policat që blihen brenda territorit të vendit, i nënshtrohen zbritjes së çmimit prej 35%, sipas vendimit të BQK-së”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Tutje në komunikatë thuhet edhe se “Ky aranzhim është i domosdoshëm, marrë parasysh se kalimi përmes sistemit të kontrollit kufitar është mënyra e vetme për të identifikuar saktësinë e të dhënave që shërbejnë si bazë për subvencionim e policës kufitare”./TV Malisheva

Share.