Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane e ka përshëndetur krijimin e qeverisë së re të kryeministrit Albin Kurti, duke shpresuar në përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të çdo qytetari në Kosovë.
“UB i dëshiron punë të mbarë dhe suksese qeverisë së re në rrugën e ndërtimit dhe përmirësimit të mirëqenies ekonomike dhe sociale të çdo qytetari në Kosovë. Kjo do të arrihej me ngritjen e niveleve profesionale humane dhe ekonomike, atraktivitetit investues nga jashtë dhe krijimin e një klime stabile dhe të besueshme për afaristët dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, thotë UB.
Urimi i plotë i Unioni i Bizneseve:
Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane përshëndet dhe uron krijimin e qeverisë së re në Kosovë nën mandatin e kryeministrit z. Albin Kurti.
Unioni i Bizneseve nga Gjermania falenderon poashtu qeveritë e kaluara të Kosovës, së fundi qeverinë e Kryeministrit z. Haradinaj, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në projektet dhe organizimet e Unionit.
Mbetemi më shpresë dhe pritje që qeveria e re në vazhdimësi do ta mbështet Unionin në rrugën e implementimit të projekteve të startuara në kuadër të platformës së bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta të anëtarëve të Unionit në Kosovë.
UB i dëshiron punë të mbarë dhe suksese qeverisë së re në rrugën e ndërtimit dhe përmirësimit të mirëqenies ekonomike dhe sociale të çdo qytetari në Kosovë. Kjo do të arrihej me ngritjen e niveleve profesionale humane dhe ekonomike, atraktivitetit investuës nga jashtë dhe krijimin e një klime stabile dhe të besueshme për afaristët dhe gjithë qytetarët e Kosovës.