Ish-profesori në shkollën e mesme profesionale “Lasgush Poradeci në Kijevë, Prend Buzhala, ka thënë se nxënësit në fillet e funksionimit të kësaj shkolle ka qenë shumë entuziastë aq sa edhe këmbë shkonin në shkollë, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se kjo shkollë kishte rreth 50 nxënës nga trevat edhe përtej Kijevës dhe Malishevës, si nga Drenasi, Suhareka, Rahoveci.
“Rreth vitit 1976-1976 ka pasur përafërsisht 500 nxënës, dhe që përfshinte nxënës nga trevat e Malishevës dhe Klinës, mirëpo jo vetëm, por për qudi vinin këmbë edhe nga Obria dhe nga Arllati, edhe nga komuna e Suharekës edhe nga Rahoveci”, ka thënë Buzhala.
Ai ka shtuar se ka qenë e drejtë që kjo shkollë ishte hapur në Kijevë si paralele e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
“Prandaj ishte shumë e drejtë që ishte hapur në Kijevë pasi që mbulon një territor të gjerë”, ka thënë ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: