Kenan Imirzaliologu është një nga aktorët turq më të njohur në Kosovë.

Ai kishte fituar simpatinë e të gjithëve veçanërisht gjatë luajtjes në serialin “Aci Hayat” apo “Jetë e hedhur”, që ishte transmetuar në ekranet shqiptare në vitin 2008.

Në këtë serial ai kishte portretizuar një personazh, që mbante emrin Mehmet dhe mbiemrin Kosovali.

Foto: Kenan Imirzaliologu/Instagram

E arsyeja se pse ai ishte vendosur të quhej kështu në serial mund të jetë e panjohur për një pjesë të mirë të atyre që e kanë shikuar serialin .

Faqja e quajtur “Seriales Turke” në Instagram ka risjell në fokus së fundmi një nga intervistat e aktorit Imirzaliologu, ku kishte shpjeguar arsyen se pse zgjodhi këtë mbiemër në serialin “Aci Hayat”.

 

“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, ishte shprehur aktori i njohur turk.

Kujtojmë që pas suksesit që ky serial pati në ekranet shqiptare, Kenan kishte bërë një vizitë në Kosovë, ku ishte mirëpritur nga shumë shqiptarë./TV Malisheva

Share.