Ish-profesori në shkollën e mesme profesionale “Lasgush Poradeci në Kijevë, Prend Buzhala, ka thënë se gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si mësimdhënës, ata rëndësi të jashtëzakonshme i kanë kushtuar edukimit, formimit njerëzor, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se një sistem arsimor gjithsesi duhet ta kenë edhe atë edukues.
“Gjithmonë i kemi kushtuar kujdes të jashtëzakonshëm edukimit, formimit njerëzor, edukues, se një sistem arsimor gjithsesi duhet ta ketë edhe atë edukues”, ka thënë profesori Buzhala.
Ai ka shtuar po ashtu se ky sistem i edukimit në shkolla ka ndikuar edhe në mësuesit, në formën e tyre të mësimdhënies.
“Kemi disa tipa të pedagogëve, për shembull ata që janë autokrat, të rëndë dhe që kanë krijuar autoritet të dhunshëm; ata të ekstremit tjetër liberal si mësove, si nuk mësove”, ka shtuar ai.
/TV Malisheva
Emisioni i plotë: