Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara, tashmë ka nisur lansimin e këngëve të albumit të ri të quajtur “Pop Art”.

Derisa një të tillë e lansoi javë më parë në bashkëpunim me Noizyn, ajo ka njoftuar për një tjetër duet.

Në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale tregon se këtë herë ka bashkuar forcat me artistin Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears.

Ylli nga Shkodra ka publikuar disa imazhe nga xhirimet e klipit të ri, gjersa thekson se puna me të ishte tejet argëtuese.

“Të gjitha gjërat në studio dhe ato në prapaskenë ishin çuditërisht më argëtuese se sa puna. Ne u argëtuam shumë duke punuar së bashku në “Dance me” dhe patëm një kohë edhe më të mirë duke xhiruar klipin më të mirë ndonjëherë”.

“Mezi presim që të iu tregojmë juve njerëz të planetit tonë të vogël gjersa e bëmë këtë projekt të veçantë”, ka shkruar ajo.

 

“Dance me” pritet të lansohet së shpejti, përkundër se nuk është bërë publike ndonjë datë akoma.

Krahas Gjon’s Tears, Ara do të sjellë një bashkëpunim edhe me artisten Dafina Zeqiri. /TV Malisheva

 

 

 

Share.