Greqia vijon të përjetojë tmerre nga zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.

Pamjet e realizuara nga operatori i Top Channel në Athinë, Ilia Poci tregojnë zonën e Dhrosopijit në Athinë, e cila është përfshirë totalisht nga flakët.

Gjithë zona me shkurre dhe pemë është e pushtuar nga flakët, të cilat ngjajnë jo reale. Zjarri ka marrë përmasa aq të mëdha sa duket sipër pemëve, ndërsa qielli është bërë i zi nga tymi.

Në qiell është parë një helikopter, i cili pritet të vejë nën kontroll flakët dhe të ndihmojë me shuarjen e vatrës.

Deri më tani janë numëruar me dhjetëra biznese dhe banesa të djegura nga flakët, ndërsa ajri i Athinës është ndotur aq shumë sa mund të ketë fluks të njerëzve me probleme me frymëmarrjen në spitale./tch/TV Malisheva

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>This is one of the fires in Greece, on the island of Evia. It’s not a disaster movie, it’s the very real climate disaster.<a href=”https://t.co/ydRp9ljEME”>pic.twitter.com/ydRp9ljEME</a></p>— Read Parable of the Sower by Octavia Butler (@JoshuaPotash) <a href=”https://twitter.com/JoshuaPotash/status/1422998168757800963?ref_src=twsrc^tfw”>August 4, 2021</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Share.