Në kompaninë gjermane Audi kanë bërë të ditur se modeli i tyre i veturës RS3 Sedan, ka vënë një rekord të ri sa i përket veturës serike të klasit kompakt në pistën gjermane të Nirburgringut.

Me modelet RS3 Sportback dhe RS3 Sedan, Audi ka përmbyllur ofertën e saj me gjeneratën e re të A3, që nën kapak ka motorin me pesë cilindra 2.5 litra turbo-benzinë.

Fuqia motorike bartet në të katër rrotat falë ndërruesit automatike me shtatë shpejtësi me pedale të dyfishtë.

Koha e kësaj Audi në Nirburgring është 7 minuta dhe 40. 748 sekonda – që i bie për 4.64 sekonda të jetë më i mirë sesa Renault Megan RS Trophy-R.

Ky rekord i ri në pistë që e ka realizuar Audi, po i bën krenar menaxhmentin e këtij gjiganti gjerman. /TV Malisheva

 

Share.