Ata janë së bashku prej shumë vitesh dhe tanimë kanë ndërtuar një jetë të lumtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për modelen e aktoren shqiptare Hana Noka, e cila prej vitesh është zhvendosur në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo së fundmi i ka bërë një dedikim partnerit me të cilin ka ndarë imazhin e parë të realizuar bashkë.
“Fotografia jonë e parë e realizuar bashkë. Tani po festojmë gjashtë vjet nga puthja jonë e parë. Epo, ne nuk festojmë vërtet sepse kemi harruar që ishte më 1 gusht, por një gjë që nuk e harrojmë kurrë është se më pëlqen ta bezdis që të më bëj fotografi”.
“Gëzuar për më shumë fotografi të tjera bezdisëse që do të jenë në ditët, muajt dhe vitet në vijim”, kanë qenë fjalët e saj.
Hana dhe Shkumbin Noka ndërkohë i dhanë fund beqarisë në vitin 2017. /TV Malisheva