Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë janë shënuar katër raste të reja me COVID-19 dhe po aq janë aktive, shkruan TV Malisheva.

Ndërkohë që ditëve të fundit nuk është njoftuar për raste të reja, nuk ka të vdekur dhe as të shëruar nga ky virus. Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës, ku të dhënat janë konfirmuar nga IKShPK dhe QKMF në Malishevë. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 4 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, duke u bazuar në testet laboratorike për covid-19.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1129 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 raste.

Share.