Artisti dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka komentuar ftesën e muzikantit boshnjak, Goran Bregovic, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë.
Në postimin e shpërndarë me fansat në rrjete sociale, ai u bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që të mos përçahen ndërmjet vete.
Labi tutje shton se këtë e ka bërë politika dhe se një gjë e tillë nuk duhej të ndodhte.
Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):
“Shqipëri oj nëna jonë.
Me mundesi, mos e kalo pa e lexuar!
Thirje atyre që përqahen mes vete ne postime ndaj ati koncerti që lendon zemrat e shqiptarëve!
Politika nuk bën pjesë nëpër rrjedhat e gjakut tonë. Ajo është e ardhur si mjet përqarjeje, aty ku një atdhe nuk është shumë i fuqishëm, si pasoj e politikanëve të ligë!
Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë!
Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente!
Lexo-
Dikurë, kur as regjimi i Milloshit në Kosovë e as ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk e kishin mundësinë t’a ndalonin shqiptarin t’a donte Kosovën e Shqipërinë, t’a ëndërronte bashkimin, e t’a dërgoj dheun nga Shqipëria në Kosovë, – as tani, askush, asnjë politikan e asnjë këngëtarë, nuk do të mund të na ndaloj t’a duam Shqipërinë!
Shkoni kah do që ua do zemra në Shqipëri duke e sabotuar çdo përqarje.
Të jetojmë me dashuri për njeri-tjetrin, ashtu siç thonë Bibla e Kurani, e mbi të gjitha Vatani”,
Me shumë dashuri për çdokë që i rrah zemra shqip,
Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!”. /TV Malisheva