Ish-mësimdhënësi Istref Paçarizi, ka thënë se gjendja e shkollave në kohët më të hershme ka qenë e mjerueshme, shkruan TV Malisheva.

“Gjendja e shkollave ka qenë e mjerë, shkoillën e mbyllnim me një dru, se u hapke, bravat nuk na qendrojshin, ka qenë shumë e dobët, gjithku ka qenë gjendja shumë e dobët, në Carravranë, shkolla ka qenë në një kullë private, por tani u ndërtuan disa shkolla”, ka thënë Paçarizi.

Ai ka thënë se përveç gjendjes së keqe të ambientit, gjendja e dobët ka qenë edhe për nga cilësia e mësimit, ngase mungonin tekstet mësimore.

“Ka qenë gjendja materialisht në një gjendje të dobët shumë, edhe pa tekste, mësimin e jepnim vetëm me diktime sesa qe kishin libra, madje sistemi i atëhershëm, herë I mbyllke shkollat, herë i hapke”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.