Një 29-vjeçar me inicialet V.G. në Kaçanik është arrestuar pasi i ka shkaktuar lëndime trupore një 37-vjeçari me inicialet N.R., pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.
Të arrestuarit, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, pasi paraprakisht kishte informacione për posedim të armëve, i është bastisur edhe shtëpia.
Në shtëpinë e V.G. janë gjetur dhe konfiskuar 3 armë zjarri: Një pushkë gjysmë automatike me një karikatorë dhe 23 fishekë, një pushkë gjuetie me 5 fishekë dhe një pistoletë me një karikatorë dhe 7 fishekë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është në mbajtje për 48 orë, ndërkaq rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore./TV Malisheva