Janë ideale kur nuk keni kohë për brumë të mbrujtur, sepse posa t’i gatuani mund t’i piqni

Përbërësit:

– 500 g miell të bardhë të butë;
– 3 lugë pluhur për ëmbëlsira;
– 250 g djathë të freskët;
– 1 dcl qumësht;
– 1 dcl vaj;
– 2 të bardhë të vezëve;
– 2 lugë të vogla kripë;
– të verdhë të vezëve për lyerje.

Përgatitja:

Përzieni miellin, pluhurin e ëmbëlsirave dhe kripën, shtoni qumësht, vaj, të bardhët e vezëve dhe në fund djathin e freskët dhe ngjishni brumin.

Menjëherë rregulloni në 4 petë dhe hapni një nga një dhe pritini në forma trekëndëshi.

Në pjesën e gjerë të trekëndëshit vendosni mbushje sipas dëshirës: proshutë, djathë, pancceta dhe pastaj bëni në formë kiflesh.

Lyeni me të verdhët e vezëve. Meqenëse brenda brumit tashmë ka djathë të freskët, mund t’i lini edhe të zbrazëta.

Furrën nxeheni në 180 gradë Celsius dhe piqni kiflet 25 – 30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. /TV Malisheva

Share.