Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr.Shpëtim Robaj” sot është pajisur edhe me një autoambulancë të re, shkruan TV Malisheva.
Kjo autoambulancë është siguruar nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe sot është bërë dorëzimi nga Komuna e Malishevës, konkretisht nga nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha./TV Malisheva
Njoftimi i plotë nga Komuna e Malishevës:
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës “Dr.Shpëtim Robaj” sot është pajisur edhe me një autoambulancë të re, për nevoja të përditshme të tyre. Kjo autoambulancë është siguruar nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa automjetin për QKMF sot e ka dorëzuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, së Malishevës, Hajdin Berisha, kurse pranimi është bërë nga u.d. i drejtorit të QKMF-së, dr.Afrim Krasniqi.
“Ofrimi i shërbimeve shëndetësore për pacientët e komunës sonë e më gjerë, është shumë i rëndësishëm, prandaj pajisja me mjete pune për QKMF-në, është dhe do të jetë gjithmonë prioritet, sepse me këtë edhe e mbrojmë shëndetin e popullatës. Edhe ky automjet i ndihmës së parë hynë në këtë funksion, që pacientit ti ofrohet ndihma në çdo moment dhe në çdo vend”, ka thënë nënkryetari Berisha, me rastin e dorëzimit të automjetit dhe ka uruar që të kenë sa më pak punë.
Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, dr.Afrim Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim, tepër domethënës për punën e tyre. “Pajisja edhe me një autoambulancë do të thotë shumë për ne, pasi na lehtëson punën dhe na mundëson kryerjen e shërbimeve më të shpejta për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi, i cili gjithashtu ka sqaruar se tashmë QKMF në Malishevë, i ka në dispozicion gjashtë autoambulanca dhe lirisht mund të thuhet se janë të pajisur mirë me automjete dhe mjete tjera në përgjithësi.