Një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti mbrëmë në aksin rrugor Vlorë-Babicë.
E. H. dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./tch/TV Malisheva