Beyonce dukej provokuese, ndërsa ajo vazhdoi të promovonte koleksionin e saj të ardhshëm, të frymëzuar nga stili kauboji të hënën, në parkun Ivy Rodeo.
Këngëtarja 39-vjeçare, publikoi një fotografi joshëse duke shfaqur trupin e saj të formësuar, derisa kishte veshur një kostum ku dukej si kaubojse, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “The Crazy In Love” shikoi në mënyrë joshëse kamerën, e që nuk munguan edhe skena të tjera provokuese.
Në prapavijë e klipit ishte një shkretëtirë që gjendej pas saj, me Beyoncen që ishte fokusi i gjithë skenës.
Kostumi i saj prej lëkure shfaqte më së miri linjat e saj të përsosura, ndërsa nuk munguan edhe skenat të tjera me veshje të tjera.
Pamja ishte vetëm vëzhgimi i fundit që ngacmonte bashkëpunimin e saj të ardhshëm me ‘Adidas’.
Të enjten, super ylli publikoi një video të re promovuese e që ishte e frymëzuar e tëra nga stili kauboj. /TV Malisheva