Dhe Rita Ora dukej se ishte në një gjendje shpirtërore u shfaq me një veshje ngjyrë vjollce tërheqëse, ndërsa ishte në Paris të premten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja, 30 vjeçare, vuri në pah barkun e saj të tonifikuar, ndërsa kishte veshur një kostum prej sateni me shkëlqim.
Rita tregonte vetëbesim teksa lëvizte nëpër rrugë dhe shfaqi figurën e saj të bujshme trupore, teksa ishte veshur në ansamblin e saj elegant.
Ylli me prejardhje shqiptare mbante me vete një çantë dore, ndërsa kishte veshur një palë taka të po së njëjtës ngjyrë.
Paraqitja e Ritës në Paris vjen pasi rreth 1.33 milionë njerëz e shikuan episodin e parë të sezonit 10 të “The Voice Australia” në pesë qytetet kryesore – Sidney, Melburne, Brisbane, Adelaide dhe Perth.
Kjo shifër u rrit në 1.91 milionë në shkallë vendi, kur u përfshinë shikuesit rajonalë.
“The Voice Australia” organizohet nga Sonia Kruger këtë vit, dhe paneli i jurisë përfshin emrat e njohur si: Rita Ora, Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban. /TV Malisheva