Komuna e Malishevws ka njoftuar se wshtw asfaltuar fusha e sportit tw shkollws sw fshatit Shkozw, shkruan TV Malisheva.
Nwnkryetari i Komunws, Hajdin Berisha, ka ndjekur nga afwr punimet nw kwtw shkollw, i cili u prit nga kryetari i fshatit dhe drejtori i kwsaj shkolle. /TV Malisheva
Njoftimi i plotw:
Në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës, sot është shtruar me asfalt fusha e sportit në oborrin e shkollës, e cila do të jetë në funksion të shkollës dhe të rinjve të fshatit. Asfaltimin e fushës, sot e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, i cili është pritur edhe nga kryetari i fshatit dhe drejtori i shkollës.
“Ndërtimi i kësaj fushe ka qenë pak i vështirë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe përbërjes së tokës, por pas shumë përpjekjeve dhe punës së madhe që është bërë, më në fund kemi mbërri ta finalizojnë dhe tani mbetet edhe rregullimi i rrethojës dhe vijëzimi i fushës. Nxënësit dhe të rinjtë e fshatit tani me fillimin e vitit të ri shkollor, do ta kenë edhe fushën e sportit. Qëllim i yni është jo vetëm thjeshtë krijimi i kushteve sa më të mira për shkollën, në këtë rast për zhvillimin e orës së edukatës fizike, por edhe nxitja e të rinjve për t’u marrë me sport, dhe krejt investimet që kemi bërë në përgjithësi për sportin, janë shpërblyer me rezultate të mira nga klubet dhe të rinjtë tanë, prandaj asnjëherë nuk do të ndalemi së investuari në infrastrukturën shkollore dhe në sport”, ka thënë nënkryetari Berisha, përderisa i ka uruar shkollën dhe të gjithë fshatin për realizimin e këtij projekti.
Edhe banorët, përfshi kryetarin e fshatit dhe drejtorin e shkollës, e kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti, i cili jo vetëm për nxënësit, por të gjithë të rinjtë ka rëndësi të madhe, pasi ju jepet mundësia për t’u marrë me sport, brenda në fshat, pa pasur nevojë të shkojnë në vende tjera.
Fshati Shkozë, është një prej fshatrave të thella malore, në Komunën e Malishevës.