Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot ka vdekur zyrtari komunal, Ragip Kastrati, shkruan TV Malisheva.
Kastrati ishte i angazhuar për shumë vite në shërbimin e ofiqarisë në Komunën e Malishevës.
Telegram ngushëllimi familjes Kastrati, i ka dërguar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të qeverisë komunale, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ku edhe ka punuar i ndjeri.
“Lajmi për vdekjen e hershme, na ka tronditur të gjithëve. Baci Ragip, ka qenë punëtor i zellshëm dhe i respektuar nga gjithë. Familjes Kastrati i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”-thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Postimi i plotë:
Ka vdekur zyrtari komunal Ragip Kastrati
Sot në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë zyrtari në Komunën e Malishevës, Ragip Kastrati nga fshati Turjakë. Ragip Kastrati ka qenë i angazhuar për shumë vite në shërbimin e ofiqarisë në Komunën e Malishevës.
Telegram ngushëllimi familjes Kastrati, i ka dërguar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të qeverisë komunale, si dhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ku edhe ka punuar i ndjeri. “Lajmi për vdekjen e hershme, na ka tronditur të gjithëve. Baci Ragip, ka qenë punëtor i zellshëm dhe i respektuar nga gjithë. Familjes Kastrati i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet mes tjerash në ngushëllim.