Gjumi cilësor është vendimtar për mirëqenien tonë të përgjithshme, por një nga faktorët që shpesh anashkalohet është qëndrimi në të cilin flemë.

Pozicione të caktuara të gjumit mund ta vështirësojnë frymëmarrjen, duke tendosur shpinën, qafën ose shpatullat.

Sipas psikiatrit Nishi Bopal, i specializuar në gjumë, shtrirja në bark konsiderohet pozicioni më i keq i gjumit.

“Ajo ngarkon shpinën dhe qafën dhe mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës,” vëren ajo.

“Fjetja në bark gjithashtu e bën të vështirë frymëmarrjen. Dhe nëse ndonjëherë, për shembull, keni shkuar në shtrat me hundë të zënë, me siguri e dini që nuk do të pushoni mirë nëse merrni frymë me gojë gjatë gjithë natës”, tha mjekia Catherine Darley.

“Arsyeja pse ky është pozicioni më i keq është se fytyra juaj nuk mund të jetë në pozicion të sheshtë. Koka e përkulur në njërën anë përfaqëson një tendosje të madhe në ligamentet e shpinës së qafës. Unë rrallë kam parë një pozicion të mirë të qafës te njerëzit që flenë në stomak,” tha kiropraktori B.J. Hardik për Mind Body Green.

Çfarë mund të ndihmojë?

Nëse vërtet ju pëlqen të flini në bark, doktor Bhopal ju sugjeron të përdorni një jastëk sa më të hollë të jetë e mundur ose të flini pa të për të zvogëluar presionin në shpinë.

Sidoqoftë, në mënyrë ideale, ju mund të dëshironi të provoni të flini në krah ose në shpinë.

Fjetja në shpinë konsiderohet si pozicioni më i mirë në të cilin shpina juaj është e sheshtë, edhe pse mund të shkaktojë probleme për njerëzit që gërhasin, kanë apne gjumi apo edhe refluks acid.

Nëse nuk vuani nga probleme të tilla, mjafton të keni një jastëk që mbështet kokën dhe qafën tuaj për të fjetur në shpinë.

Për të fjetur në anën tuaj, Bhopal dhe Darley sugjerojnë vendosjen strategjike të jastëkëve.

Ju mund të vendosni një jastëk pas jush dhe tjetrin midis gjunjëve për të mbështetur ijët tuaja, thotë doktori Bopal, ose sipas rekomandimit të Darley, ju gjithashtu mund të vendosni një jastëk pranë stomakut tuaj në mënyrë që të mos bini mbi të gjatë gjumit. /TV Malisheva

Share.