Dy persona mbrëmjen e së enjtes janë arrestuar në fshatin Cërnicë të Gjilanit me dyshimin se të njëjtit kanë organizuar bixhoz të paligjshëm në lokalin e tyre.

Polica kanë njoftuar se në lokalin e tyre janë gjetur 2 aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike, para të gatshme 5 mijë e 115 euro dhe 360 franga zvicerane.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj nga Kosova nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në lokalin i cili ishte pronë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy (2) aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike si dhe para të gatshme 5115 €, dhe 360 franga Zvicerane. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /TV Malisheva

Share.