Një person është arrestuar në Prizren meqë dyshohet se më 12 gusht kishte sulmuar seksualisht dy femra në Prizren.
Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi i njëjti kishte sulmuar seksualisht dy viktimat femra nga Kosova. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /TV Malisheva