Sot në qytetin e Malishevës, përkatësisht në lagjen Veselaj, rruga “Pavarësia”, e cila është edhe rruga kryesore, ka filluar asfaltimi i saj, në gjatësi prej 500 metrave, shkruan TV Malisheva.
Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, e kanë parë nga afër edhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ai i gjeodezisë, Bashkim Krasniqi dhe drejtori për financa, Valon Mazreku, të cilët janë takuar edhe me banorët e lagjes Veselaj./TV Malisheva
Njoftimi nga komuna:
Në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme, e në veçanti të asaj rrugore, sot në qytetin e Malishevës, përkatësisht në lagjen Veselaj, rruga “Pavarësia”, e cila është edhe rruga kryesore, ka filluar asfaltimi i saj, në gjatësi prej 500 metrave. Kjo rrugë është zgjeruar dhe bashkë me asfaltimin e saj, është ndërtuar edhe trotuari.
Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, e kanë parë nga afër edhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ai i gjeodezisë, Bashkim Krasniqi dhe drejtori për financa, Valon Mazreku, të cilët janë takuar edhe me banorët e lagjes Veselaj.
Drejtori Morina, i ka uruar banorët për rregullimin e rrugës kryesore, ku përveç zgjerimit dhe asfaltimit, është ndërtuar edhe trotuari, si dhe janë larguar edhe shtyllat e energjisë elektrike. Më pasi, drejtori Morina, ka bërë të ditur se rruga e zgjeruar është në gjatësi prej 500 metrave dhe trotuari me gjatësi prej 200 metrave, ndërsa rregullimi i tërësisht i rrugës, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.