Aktorja e njohur, njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen.

Por në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, Matoshi është tallur me ata që refuzojnë të vaksinohen duke përmendur disa nga bestytnitë e shqiptarëve, përfshirë edhe konspiracionet e fundit rreth vaksinës kundër Covid-19 se “përmes vaksinimit injektohet një çip në trup”.

«Mos vaksinohi se ju shtijn çipin!!! », shkruan ndër të tjerash deputetja./TV Malisheva

Ky është postimi i plotë i saj:

Mos i le trohat n’sofër se t’ha qeni
Mos i ndrro lugt se e ndrron nafakën
Mos kesh shumë se i lagë postavat
Mos uli n’prag deres se metni En derë
Mos rri me ni çerapë se metë vejan
Mos kno’ n’sofër se e merrni grunë e vështirë
Mos pi kafe se t’del bishti
Mos lujë me gërshonë se e prenë nafakën
Mos ha shtritë se t’dalin lythat
Mos u kçyrni n’pasqyre natën
Mos afrohi te bunari

Mos kesh për s’tepri se t’del vaj
Mos Pakërce mes dy banderrave se t’bohët nana lopë
Mes i pakërce fmitë se nuk rriten
Mos e çel çadrën mrena
Mos e the pasqyren se t’shtyhet martesa
Mos e grryj sahanin se t’bjen shi n’diten e marteses
Edhe ma e reja….
Mos vaksinohi se ju shtijn çipin!!!
Hajgare a???
Pra pra ju dini t’vegjël s’jeni e se kom ndermend me ju thon kurgjo, vetem mos bohi me men t ‘atij Sinanit masnene me thon u shka u bo!!
Astrriti i Agon H. Myftarit
Vaksinohuni o njerez!

Share.