Lagjia Mirëditë e Komunës së Malishevës po ka telashe me bmbeturinat, shkruan TV Malisheva.
Xhafer Krasnqii, mërgimtar, ka shprehur shqetësim lidhur me gjendjen që ndodhet aktualisht rruga “Masakra e Burimit”, ai madje po e konsideron këtë rrugë të rrezikshme për banorët e sidomos për fëmijët.
Mbeturinat në këtë rrugë krahas kundërmimit dhe pamjes po shfaqin edhe probleme të tjera, ky vend po frekuentohet edhe nga qentë endacak.
Krasniqi tha se gjendja e kësaj rruge viteve paraprak nuk ka qenë kështu .
Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike për komunën e Malishevës, Milazim Morina , për TV Malisheva tha se kjo gjendje po shkaktohet nga bllokimi i rrugëve nga veturat, e sidomos tani në këtë kohë kur është rritur fluksi i mërgimtarëve. E një problem tjetër është largimi i pikës kyqe të mbeturinave në këtë komunë.
Sipas Morinës kjo çështje pritet të zgjedhet, pasiqë e njejta pritet të adresohet në kuvendin komunal të Malishevës.
LINKU I KRONIKËS –
https://youtu.be/1QbN9kZFGEI