Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa reagon pothuajse për çdo ngjarje e temë aktuale.
Mes shumë imazheve që ka publikuar ditëve të fundit, ajo ka ndarë edhe një fotografi të Adrianës dhe Keith, e cila në po të njëjtin postim mori komente të shumta raciste e ofenduese.
Kështu, ditën e sotme (e premte) aktorja ka reaguar publikisht në rrjetet sociale teksa edhe ditën e djeshme u është përgjigjur disa prej komenteve.
Fillimisht ajo ka postuar në Instagram një foto të Denzel Washington dhe Rihannas duke shkruar për secilin “Aktori që dua dhe adhuroj” dhe “Këngëtarja që dua dhe adhuroj”.
Më pas ka shpërndarë një foto të Keith dhe Adrianës me përshkrimin, “Vëllai shoku im që e dua shumë” dhe për Adrianën: “Deri në vdekje kundër gjithë botës dhe mullinjve të erës për lumturinë tënde dhe të gjithë njerëzve që dua”.
Gjithashtu, nuk ka munguar as komenti i Adrianës e cila shkruan: “Jo rastësisht Keith ka ardhur në jetën time fatkeqësisht për me i nxjerr në pah fytyrat e njerëzve që urrejnë një njeri tjetër vetëm përse është me ngjyrë. Zoti i ka krijuar edhe ata njëjtë sikurse neve, edhe pse njerëzit e mirë i njeh si i njeh edhe ata të kqinjtë. Po tani po i shohim edhe ne! Faleminderit ty motër e dashur, prej ditës së parë më ke mbrojtur dhe ndihem shumë e fortë me ty. Të gjithë atyre që më urrejnë, ia dëshiroj lumturinë time dhe kam vetëm një dëshirë për ta: nga urrejtja të ju kthehet shpirti në paqe”. /TV Malisheva