Jeta e private e këngëtares Ronela Hajati jo rrallëherë ka qenë e komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë.
Kjo pas marrëdhënies me artistin Young Zerka, me të cilin është ndarë së fundmi e po ashtu ka qenë në lidhje për një kohë të gjatë.
Duke qenë se parashtrohen pyetje të tilla gjithnjë, artistja së fundmi në Instagram është pyetur për statusin e saj.
“Aman a je beqare”, ka qenë pyetja drejtuar 31 vjeçares teksa një përgjigje nuk mungoi as nga këngëtarja.
“Jam beqare e kërkuar”, ka thënë Hajati.
Duket se Ronela ka oferta të shumta, përkundër se po qëndron ‘single’ që një periudhë.
Ronela dhe Young Zerka ndryshe shijuan një romancë prej afro pesë vitesh. /TV Malisheva