Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT) ka bërë të ditur detajet nga takimi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia ku është diskutuar për masat e reja kundër pandemisë COVID-19.

Në një njoftim për media thuhet se pas ngritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, me datë 20.08.2021 do të ketë vendime të tjera kufizuese.

“Sa i përket sallave të dasmave do të funksionojnë deri në orën 22:30, me kapacitet të mysafirëve deri 150. Klubet e natës do të mbyllen deri më datë 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj., do të punojnë deri në orën 22:30. Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet hoteliere-gastronomike”, thuhet në njoftim.

OHT apelon të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat e reja dhe sa më shumë të vaksinohen./TV Malisheva

Share.