Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në një shtëpi në Malishevë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, derisa pronari i shtëpisë ishte në një dasmë.

“Viktima mashkull nga Kosova ka njoftuar se deri sa ishte në një aheng familjar, të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur dritaren e shtëpisë dhe kishin depërtuar brenda shtëpisë me ç’ rast kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një kartelë të bankës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /TV Malisheva

Share.