Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se në spitalet e përgjithshme në Kosovë si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 575 pacientë, prej tyre 468 me koronavirus.
Sipas SHSKUK-së, 29 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 418 po trajtohen me oksigjenorapi. 575 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 418 me oksigjeno-terapi, 29 në gjendje të rënduar shëndetësore./TV Malisheva
Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë, 155 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 113 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 70 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 91 pacientë
– Spitali i Pejës, 64 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 81 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 37 pacientë
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se do t’i propozojë sot Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 17 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 118.752 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.286 kanë përfunduar me fatalitet.