Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shkodër, ku sipas policisë, shtetasi F. B., 79-vjeç, në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij S. B., 83-vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se ky shtetas ka kryer krimin.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh./TV Malisheva

Share.