Maqedonia e Veriut do të pranojë deri në 450 refugjatë afganë të cilët do të mbërrijnë deri në fund të kësaj jave. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha, që shtoi se ishin ndër vendet e para që u ofruan për të strehuar afganët.
Hoxha u shpreh se pjesë e grupit që do të mbërrijnë në MAqedoninë e Veriut janë aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut, përkthyes, gazetarë, njerëz që janë anagzhuar për qëllime humanitare dhe që kanë qenë në mbështeteje të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“450 qytetarëve të Afganistanit arrijnë me aeroplanë deri në fund të javës varësisht nga rrethanat në aeroportin në Kabul. Bëhet fjalë për popullatë demokratike personave, gratë të punësuara, familje nga të cilat kanë punuar për qëllime humanitare dhe paqësore, aktivistët e organizatave për të drejtat e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë si dhe qytetarë të cilët 20 vitet e fundit kanë mbështetur NATO-n nëAfganistani duke përfshirë edhe armatën e Maqedonisë. Sipas informatave Maqedonia e Veriut ishin ndër të parat ndoshta mos të themi edhe e para e cila vetë u qas dhe ofroi ndihmë për këto njerëz të cilët janë në rrezik nga ardhja e regjimit taliban në Afganistan”, deklaroi Hoxha.
Hoxha u shpreh se nuk ka asnjë rrezik me afganët që do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut ndërsa të gjitha shpenzimet e akomodimit të tyre do të mbulohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Duam edhe të informojmë që shpenzimet për akomodimin dhe strehimin e tyre në disa hotele dhe motele në shtet do të mbulohen nga organizatat ndërkombëtare dhe nga SHBA-ja deri në shkuarjen e tyre drejt në SHBA ose në vendet e tjera si destinacion i tyre i fundit,” deklaron ai.
Hoxha informoi edhe për masat e reja anti-COVID në Maqedonië e Veriut të cilat kanë hyrë në fuqi nga sot në bazë edhe të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse. Të gjithë personat që duan të hyjnë në Maqedoninë e Veriut prej 1 shtatorit duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy dozat e vaksinës ose rezultatet negative të testit për COVID.
“Nga 1 shtatori 2021, shtetasit vendas dhe të huaj do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rast se në pikën kufitare i posedojnë këto dokumente: Certifikatë / vërtetim për imunizimin e kryer, gjegjësisht pranimin e dy dozave të vaksinës kundër sëmundjes infektive COVID- 19 ose certifikatë / vërtetim për kalimin e COVID – 19 në 45 ditët e fundit, nga dita e shërimit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga PCR test, i realizuar 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Hoxha.
Qeveria mori vendim se për hyrje në objekte hotelerike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të të pranishmëve si dhe për çdo lloj feste si, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore dhe sportive, kazino, bastore sportive, duhet të ketë të paktën certifikatë/vërtetim për vaksinim e së paku dozës së parë të vaksinës, certifikatë / vërtetim për kalimin e COVID – 19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi moshën 18 vjeçare./TV Malisheva