Në fshatin Ngucat të Malishevës sot ka filluar asfaltimi i dy rrugëve, me një gjatësi prej 630 metra, në të dy rrugët e lagjeve, shkruan TV Malisheva.

Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit, Mefail Elshani, si dhe aktivist e banorë të tjerë të fshatit.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të realizimit të investimeve kapitale, përkatësisht të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i dy rrugëve në fshatin Ngucat, me një gjatësi prej 630 metra, në të dy rrugët e lagjeve.

Asfaltimin e rrugëve e kanë nga afër, edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit, Mefail Elshani, si dhe aktivist e banorë të tjerë të fshatit.

Nënkryetari Berisha, i ka uruar banorët për asfaltimin e këtyre dy rrugëve në fshat. “Rregullimi i infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, pothuajse është i përfunduar dhe tani po investojmë në rrugët brenda lagjeve, por gjithsesi këto janë kërkesa dhe nevoja të banorëve, të cilat ne jemi duke i realizuar dhe jemi të përkushtuar në realizimin e të gjitha projekteve dhe planifikimeve për këtë vit”, tha Berisha.

Drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, ka bërë të ditur se këto dy rrugë, kanë një gjatësi prej rreth 630 metrave dhe rregullimi e asfaltimi i tyre, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kryetari i fshatit, Elshani dhe banorët e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë investim dhe investimet tjera në fshatin Ngucat.

Share.