Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, sot është një emër shumë i suksesshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Por kur ishte adoleshente, sukseset që ka sot, ajo vetëm i kishte ëndërruar, pa e ditur se një ditë do t’i arrinte vërtet ato.

Në një video të publikuar së fundmi në TikTok, Bebe Rexha, tani 30 vjeçe, ka improvizuar një bisedë kinse me pyetjet që do t’ia bënte vetes kur ishte 17 vjeçe.

This was oddly therapeutic.I had a lot of expectations of things that didn’t turn out the way I wanted but I believe whatever is meant to be will be. 

♬ come into my arms – november

 

Në diaologun e zhvilluar “me veten” pas në kohë, Rexha thotë se si 17 vjeçare do ta pyeste veten nëse do të kishte një çmim ‘Grammy’ në moshën 30-vjeçare, dhe përgjigja e saj është: “Jo, nuk kam, por jam nominuar dy herë”.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Tutje, pyetja tjetër që ajo thotë se do t’ia bënte vetes është nëse ka kontratë me ndonjë label, përgjigja e së cilës sot është: “Po, kam lidhur dy herë kontratë, kompania e parë me të cilën nënshkruajte marrëveshje nuk pati besim në ty, por më beso ishte më mirë për ty”.

Videoja nuk la pa shtjelluar edhe jetën private të këngëtares, e cila si adoleshente do ta pyeste veten nëse do ishte e martuar në moshën 30 vjeçare që është sot.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

“Unë e di që tani kemi menduar se do të ishim martuar. Por gjeta dikë që më do. Edhe unë e dua atë”, thotë artistja, e cila është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari.

Bebe Rexha përndryshe në videon e ndarë me ndjekësit e saj në TikTok tregon edhe se çfarë nuk do të priste kurrë nga vetja – duke përmendur faktin se ka realizuar shumë këngë për shëndetin mendor që iu kanë ndihmuar njerëzve dhe se ka qëndruar plot 50 javë e para në klasifikimin e këngëve më të mira të zhanrit ‘country’ me hitin e saj “Meant to be”. /TV Malisheva

Share.