Beyonce ka njoftuar se do ta lansojë albumin e ri, i cili u frymëzua nga koha e kaluar në karantinë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Pas më shumë se një viti të kaluar në studio në përgatitjen e materialeve të reja muzikore, diva e muzikës pop i ka thënë revistës Harper’s Bazaar se po vjen muzika e re.
Ajo ka treguar se shpesh i duhet shumë kohë dhe madje edhe një vit i tërë për të gjetur ato melodi që i përshtaten plotësisht stilit të saj.
Megjithatë, 39-vjeçarja (e cila më 4 shtator feston 40-vjetorin) ka theksuar se edhe pas kaq shumë vitesh karrierë, ndjen të njëjtin pasion dhe dashuri sikurse në fillim.
Edhe pse ende nuk ka shumë detaje në lidhje me albumin e ri, ajo që dihet është se albumi u frymëzua nga koha e kaluar në izolim dhe padrejtësitë e ndryshme që ndodhën gjatë asaj periudhe.
“Në këtë botë, në robëri dhe plot padrejtësi, mendoj se të gjithë jemi gati të duam, udhëtojmë dhe qeshim përsëri”, ka deklaruar Beyonce.
Albumi është gjithashtu një premtim për muzikë të re, frymë të re, rilindje – ka shtuar ajo. /TV Malisheva