Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në bazë të raportit ditor, ka njoftuar se 702 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 603 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 539 me oksigjeno-terapi dhe 28 në gjendje të rënduar shëndetësore./TV Malisheva
Në QKUK, 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre Covid-19 pozitivë, 215 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 112 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 18 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre Covid-19 pozitivë, 324 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 81 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 98 pacientë
– Spitali i Pejës, 97 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 86 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 52 pacientë