Me rastin e nisjes së Pelegrinazhit për mijëra besimtarë bektashianë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga rruga e re për në Malin e Tomorrit.
Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, bashkangjitur videos Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”.
Tashmë rruga e re prej 20 km të çon drejt Majës së Shenjtë të Tomorrit.
Mali i Tomorrit, një nga bukuritë e rralla të natyrës, me Majën e Shenjtë që zotëron pamje nga të gjitha pikat e horizontit, është një nga vendet më të vizituara në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga besimtarët bektashianë në pelegrinazhin e tyre të përvitshëm.
Ky udhëtim ka qenë gjithherë i mundimshëm për shkak të mungesë së rrugës, e premtuar dhe asnjëherë e realizuar në dhjetëra vite, ndërsa sot situata është krejtësisht e ndryshme!/TV Malisheva