Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren së bashku me Inspektorë kanë kontrolluar dhe marr masa për sallone të dasmave.
Gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Tranziti i Ri, Tranziti i Vjeter dhe rruga Prizren-Suhareke, në tri salla të dasmave policia ka vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e Qeverisë.
Inspektoret se bashku me policinë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët.
Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve./TV Malisheva
“Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë..