Dashi
Yjet parashikojnë një atmosferë të ngrohtë pothuajse për të gjithë ata persona që janë në një marrëdhënie. Do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe kjo do ju bëjë të ndjeheni mirë. Një i lindur i shenjës së Ujorit, do t`ju japë një këshillë se si duhet të silleni. Mos i shmangni kurrë këshillat e miqve.
Demi
Mundohuni që ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit në lidhjen tuaj që gjërat të ecin në drejtimin e duhur. Përqendrohuni në një udhëtim dhe gjithçka që prek zemrën tuaj. Mos iu përkushtoni vetëm paraqitjes tuaj estetike. Në planin financiar mos kryeni investime që mund t’ju bëjnë të pendoheni.
Binjakët
Horoskopi për sot parashikon një ditë të qetë për ju që jeni në çift dhe kjo falë kujdesit që tregoni në hedhjen e hapave ndaj partnerit. Pasditja parashikohet e përshtatshme për të marrë edhe ndonjë vendim për të ardhmen. Mund t`ju ftojnë edhe në ndonjë festë përvjetori. Bëhet fjalë për një rast të këndshëm.
Gaforrja
Do jeni të frymëzuar gjatë kësaj dite ju të dashuruarit. Falë entuziazmit tuaj do siguroheni që të përgatisni edhe ndonjë surprizë të veçantë për partnerit dhe kjo do e bëjë atë të lumtur dhe më shumë të dashuruar me ju. Mendja juaj është me e mprehtë se sa mendoni ju. Mundohuni të zgjeroni njohuritë, sepse nuk do të njihni asnjë lloj pengesë. Me shpenzimet tregohuni të matur.
Luani
Yjet parashikojnë për ata që janë në çift një dialog të shkëlqyer duke sjellë edhe momente qetësie mes të dy partnerëve. Kjo ditë do të jetë e bukur dhe nuk do të ketë asnjë konflikt apo mosmarrëveshje. Mos lejoni që një i panjohur të sjell konfuzion dhe tension në shtëpinë tuaj. Bëjini të qartë që në fillim se nuk do të lejoni ndërhyrje nga jashtë. Financat do mbeten të stabilizuara.
Virgjëresha
Atmosfera në jetën tuaj në çift do të jetë e mirë gjatë kësaj dite. Nuk do të keni aspak probleme me partnerin dhe madje sot të mendoni gjërat për të ardhmen edhe më seriozisht. Nëse nuk doni te krijoni një gjendje shumë konfuze, mos e përzieni punën me kënaqësinë. Me financat tregohuni të matur derisa gjendja të stabilizohet. Mos shpenzoni pa u menduar.
Peshorja
Yjet parashikojnë një ditë të qetë dhe mjaft të rëndësishme për çiftet në Peshore. Gjatë kësaj të shtune parashikohet që ata të marrin shumë vendime të rëndësishme të cilat do të kenë lidhje me të ardhmen e tyre. Beqarët ende nuk janë të përgatitur për ndryshime në jetën e tyre, kështu që do qëndrojnë si janë. Financat nuk do jenë të qëndrueshme, tregoni kujdes.
Akrepi
Do jeni më tolerantë dhe bashkëpunues me partnerin gjatë kësaj të shtune, kështu që do i zgjidhni me qetësi edhe problemet që ju kanë shqetësuar gjatë kësaj periudhe. Beqarët do jenë të pafat në dashuri, por mos u mërzisni sepse ditë të mira do vinë. Tregohuni të arsyeshëm me shpenzimet që të mos vuani më pas pasojat.
Shigjetari
Ditë me fat kanë parashikuar yjet për sot për ata që janë në një marrëdhënie. Marrëveshjet që keni pasur do i zgjidhni një nga një dhe dita do të jetë e mbushur me harmoni. Do të prekeni sot edhe nga disa momente nostalgjie. Ka ardhur momenti që të kontaktoni sërish me një mik të lënë në harresë. . Çdo gjë ka për të ecur ashtu siç ata e dëshirojnë, në veçanti për të gjithë çiftet. Do përjetoni momente të lumtura plot dashuri. Sidomos mbrëmja do t`ju ofrojë momente emocionuese dhe shpërblyese. Me financat mos u shqetësoni.
Bricjapi
Planetët do ua bëjnë jetën edhe më të bukur sot. Nëse jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë do mundoheni ta bëni çdo moment si në mini përrallë. Asgjë dhe askush nuk do iu prishë harmoninë. Ju beqarët duhet të jeni vetëm pak më të afërt dhe keni për ta para sa mirë do ju shkojnë gjërat. Mund të ndodhin edhe takime të papritura pasdite. Në punë më në fund do arrini të realizoni çdo plan të bërë dhe do ndiheni të përmbushur. Më mirë sesa kaq nuk ka qenë ndonjëherë situata. Financat do kenë më shumë përmirësime nga sa e kishit menduar kështu që shfrytëzojeni mundësinë për të hequr disa para mënjanë.
Ujori
Ditë e privilegjuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merrni dhurata dhe propozime mjaft interesante nga personi juaj i zemrës. Ka ardhur momenti që të lini mënjanë të tjerët dhe t`i përkushtoheni vetëm vetes tuaj. Në planin financiar gjërat do të ecin më së miri, nuk parashikohet ndonjë rrezik.
Peshqit
Me partnerin do të tregoheni mjaft të dashuruar sot dhe kjo do e bëjë këtë të shtunë një ditë të bukur dhe të paharrueshme. Do organizoheni sot të dy për të thyer rutinën e përditshmërisë dhe kjo do ju bëjë që të jeni edhe më të afërt me njeri tjetrin. Yjet parashikojnë lajme të mira për ju edhe në aspektin profesional. Por për momentin marrëdhënia me paratë nuk është edhe aq e mirë, prandaj tregohuni të kujdesshëm./TV Malisheva