Anëtari i Nismës, Enver Hoti gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetin e tij social “facebook” ka bërë të ditur se në zgjedhjet lokale, për të parin e Malishevës do ta mbështes kandidatin e PDK-së, Isni Kilaj, e jo kandidatin e partisë së vet, Ekrem Kastrati, shkruan TV Malisheva.

“I urova kandidimin për kryetar të komunës bashkëluftëtarit tim z.Isni Kilaj!
Në këto zgjedhje do ta mbështes në plotni.
#ecimtutjedjema!” ka shkruar Hoti

Lidhur me këtë qëndrim ai për TV Malisheva ka thënë që kjo ka të bëjë me mënyren e vendosjes për kandidatur, si dhe vet profilin e kandidatit të Nismës, Ekrem Kastrati.

“Mënyra e vendosjes së kandidatit për kryetar z.Ekrem Kastrati, si dhe vet profili i Kastratit për kryetar komune më ka shtyrë të mos e mbështes në zgjedhjet lokale kandidatin e Nismës.

Bindja ime është që Nisma duhet të reflektojë dhe ta rivlerësoj vendimmarrjen e mbrendshme.

Ky qëndrimi ka të bëj direkt për zgjedhjet lokale”,- prononcimi i Enver Hotit për TV Malishevën

Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me 17 tetor.

 

 

 

Share.