Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë kryer 12.666 testime, ku 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas institutit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.486 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës. Deri më sot 234.731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 325 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.025. Në total numri i rasteve aktive është 18.287”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.