Irani ka dështuar në përpjekjet për të lansuar sot një satelit të prodhimit vendor në orbitë.

“Lansimi i satelitit është bërë me sukses, por ai nuk ka arritur në orbitë siç ishte planifikuar,” tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për televizionin shtetëror iranian.

Shtetet e Bashkuara kanë frikë se teknologjia balistike me rreze të gjatë, e përdorur për të dërguar satelitët në orbitë, mund të përdoret gjithashtu për të lëshuar koka bërthamore.

Teherani mohon që aktivitetet e lidhura me satelitin janë një front për zhvillimin e raketave, duke pretenduar se nuk ka zhvilluar armë bërthamore, transmeton TV Malisheva

Share.