Basketbollisti legjendar amerikan dhe një nga sportistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Michael Jordan, erdhi dje në Split.
Ish-lojtari i Chicago Bulls mbërriti në bregdetin kroat me aeroplan privat, dhe më pas eci përgjatë bregut perëndimor në Split, shkruan Slobodna Dalmacia.
Jordan pushon në “O’Pari”, jaht ky i ndërtuar në vitin 2020, i cili është 95 metra i gjatë dhe ka gjashtë kuverta, dhe qiraja e tij javore kushton një milion euro./TV Malisheva