Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar një numër i madh i punëtorëve kanë aplikua për masën 1.3 mbështetja e punësimit të grave, për të cilën do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës bruto mujore për 3 muaj, ndërsa pas përfundimit të periudhës tremujore subvencionohen kontributet pensionale për muajt e mbetur.
“Ndërsa për masën 1.1 rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, do të bëhet subvencionim i pagës deri në 50% të pagës mujore bruto për 3 muaj (maximum deri në 170 € bruto), si dhe masa 1.2 mbështetja për të punësuarit e formalizuar, do të bëhet subvencionim i kontributit pensional në vlerë prej 10% të pagës bruto mujore për më së shumti 12 muaj, duke filluar nga muaji korrik 2021 deri në muajin qershor 2022”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Të drejtë aplikimi kanë shoqëritë tregtare të regjistruara dhe punëdhënësit sipas legjislacionit të Kosovës. Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00./TV Malisheva