Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se janë 929 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ku prej tyre 723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 688 me oksigjeno-terapi, 35 në gjendje të rënduar shëndetësore./TV Malisheva
Në QKUK, 333 pacientë të shtrirë, 297 prej tyre Covid-19 pozitivë, 273 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 125 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 118 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 121 pacientë
– Spitali i Pejës, 140 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 110 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 70 pacientë