Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, Alban Krasniqi, ka folur për prioritetet me të cilat do të merret ky subjekt politik nëse merr pushtetin në Malishevë.

Ai ka thënë se prioritet i Qeverisë Kurti dhe i qeverisjes së LVV-së në Malishevë do të jetë rregullimi i infrastrukturës, çështjet sociale, zhvillimi ekonomik, bujqësia, rinia, kultura dhe sporti e të tjera.

“Synim i programit të qeverisë Kurti dhe i qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë do të jetë e para rregullimi I infrastrukturës, adresimi i çështjeve sociale, zhvillimi ekonomik, bujqësia, sektori i rinisë, kulturës dhe sportit e kështu me radhë”, ka thënë Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo në Malishevë garojnë së bashku me kandidatin Alban Krasniqi, përkundër asaj se pretendime të tilla kishte shprehur haptazi për TV Malisheva edhe Rrahim Morina nga Lista Guxo. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.