Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo, Alban Krasniqi, ka thënë se në qeverisjet e mëparshme në Malishevë çdo gjë ështe parë nga prizmi partiak dhe jo nga prizmi i meritokracisë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se viteve të fundit nuk është parë udhëheqje që ka shikuar qytetarët dhe interesin e tyre.

“Ne fatkeqësisht viteve të fundit nuk kemi parë udhëheqje që ka shikuar qytetarët përtej prizmit partiak, tender, një rrugë, një kanalizim, kur një multikuvator, një shpallje pune, shikohet nga prizmi partiak dhe jo nga prizmi i meritokracisë, interesit të qytetarit, atëherë ne e kemi të qartë se për çfarë qeverisje kemi të bëjmë”, ka thënë Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo në Malishevë garojnë së bashku me kandidatin Alban Krasniqi, përkundër asaj se pretendime të tilla kishte shprehur haptazi për TV Malisheva edhe Rrahim Morina nga Lista Guxo. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.