Asnjë viktimë dhe 397 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 4029 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 397 qytetarë: 88 në Tiranë, 44 në Durrës, 42 në Vlorë, 38 në Shkodër, 23 në Kavajë, 18 në Fier, 16 në Lezhë, 14 në Gjirokastër, nga 11 raste në Korçë, Divjakë, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Berat, 9 në Krujë, 8 në Lushnje, 7 në Sarandë, 6 në Rrogozhinë, nga 5 raste në Përmet, Librazhd, nga 4 raste në Peqin, Kamëz, Vau i Dejës, nga 3 raste në Tropojë, Kurbin, Dibër, nga 2 raste në Gramsh, Tepelenë, Mat, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Mallakastër, Këlcyrë, Poliçan.

Aktualisht janë 5.792 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 84 pacientë.

Janë shëruar 178 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131.451 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 139.721 raste pozitive, prej tyre 131.451 janë shëruar, 5.792 janë aktive, ndërsa jetën e kanë humbur 2.478 pacientë./TV Malisheva

Share.