Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kastriot Berisha, ka thënë se partia në të cilën bën pjesë ai nuk ka kandidatë për kryetarë dhe asamble komunale me aktakuza, shkruan TV Malisheva.
Ai ka shtuar se Komuna e Malishevës do të qeveriset sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe se nuk do të lejohen individë me aktakuza.
“Ne nuk e kemi një kandidat që ka qenë me aktakuzë, nuk e kemi asnjë asamblist me aktakuzë, ne kemi asamblist të të gjitha lëmive dhe unë mendoj se me stafin të cilin e kam të përgatitur, Malisheva do të qeveriset sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nuk do të lejohen individë që kanë aktakuza”, ka thënë Berisha.
Kastriot Berisha ka qenë asamblist në Kuvendin Komunal në Malishevë gjatë një mandate si dhe në zgjedhjet e fundit qendrore ai I ishte bashkuar garës për Kuvendin e Kosovës. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: